“Trashëgimia sjell konflikte deri në vrasje mes familjarëve”, avokati tregon rastet…
Çështja e pronave vazhdon akoma të jetë një situatë e ‘nxehtë’ në Shqipëri e cila ka sjellë probleme dhe konflikte brenda familjeve.
I ftuar në emisionin “People” në Euronews Albania, avokati Kujtim Ibraj ka folur lidhur me këtë çështje teksa shprehet se ndarja e pasurisë është shkaku që peshon më shumë kur bëhet fjalë për konfliktet brenda familjeve.
“Në shumë raste, konflikti krijohet brenda familjes tek ndarja e pasurisë. Shkojnë deri aty sa e kërcënojnë njëri tjetrin me armë dhe me vdekje. Ky është ai degradimi që kemi arritur ne që ti zgjidhim punët me armë dhe jo në rrugë civile, pra gjyqësore dhe me marrëveshje. Pretendohet që njëri ka kontribuar më shumë se tjetri që të marrë një pjesë më të madhe në pronë”, tha avokati.
Ai gjithashtu thekson se tek trashëgimia ligjore bëhet lufta më e madhe pasi referuar rasteve, nuk qëndron vetëm brenda për brenda familjes por dhe më tej.
“Tek trashëgimia ligjore bëhet lufta më e madhe. Arrihet deri në ato raste kur bëjnë testamente të falsifikuara të cilat krijojnë përplasje shumë të mëdha.
Trashëgimia ligjore nuk është vetëm vëlla e motër, mund të jetë dhe mes kushërinjve dhe po të shohim rastet, trashëgimia ligjore mund të shkoj deri në 100 persona, brez pas brezi. Këtu fillon përplasja sepse dikush ka pjesë më të madhe dikush më të vogël, dikush do që të zhvillohet prona e dikush jo”, thekson Ibraj.
Ndër të tjera, avokati shprehet se qytetarët duhet t’i drejtohen rrugëve ligjore për probleme të tilla siç është Gjykata Civile nëse nuk e zgjidhin dot më njëri-tjetrin.
“Konfliktet civile për shkak të pronësisë, kanë krijuar vrasje më shumë se asnjë vepër tjetër penale”, tha Kujtim Ibraj.
LEXONI GJITHASHTU:
Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona