Si lindi konflikti për pronën në Durrës? Flet për Euronews Albania familja Kapllani
Një pronë e cila është në proces gjyqësor prej kohësh mes dy familjeve Kapllani dhe Shaba në Romanat të Durrësit është bërë shkak që këto dy familje të konfliktohen verbalisht me njëra-tjetrën.
Secila palë ka pretendimet e veta, ku familja Kapllani tregon se është tokë që e kanë përfituar që në vitet 90’, ndërsa familja Shaba i ka bërë legalizimin në vitin 2013.
Euronews Albania ishte këtë të hënë në banesën e familjes Kapllani, ku zoti Ramazan Kapllani tha para kamerave, se e vërteta është se në këtë pronë ka patur një mbivendosje pronarësh. Sipas tij çështja është ende në proces gjyqësor, ndërsa pretendon se nuk kanë marrë asnjë njoftim nga IKMT.
“Rruga është ngjitur me tokën time. 12 metra rrugë ka bërë mbivendosje Xheladin Shaba bashkë me dy -tre persona në bashki. Unë kam hartat i kam të gjitha, ajo ka 34 vite është tokë e babës me 7051. IKMT-ja nuk erdhi fare të më njoftonte, sot i kërkova dokumentet e vendimit, as nuk më ka dhënë asgjë.
I thash të më bëjnë një procesverbal se çfarë po prishnin, as atë nuk e bën. Më kapën më lidhën duart e më çuan në polici. Çështja po shqyrtohet edhe në SPAK edhe në Prokurorinë e Durrësit. U thash të presin vendimin, sot erdhën pa lajmëruar fare. Është bërë hataja e madhe këtu, kanë shkatërruar komplet pronën në dy krahët e shtëpisë”, -tha Ramazan Kapllani.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona