Përgjysmohet koha e nxjerrjes së dokumenteve biometrike për shqiptarët jashtë vendit
Koha dhe procedurat për aplikimin e dokumenteve biometrike për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të shkurtohen ndjeshëm.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, dhe administratorja e përgjithshme e kompanisë “IdentiTek”, Freskida Halilaj, nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me dokumente biometrike, në Zyrat e Aplikimit të Përfaqësive të Republikës së Shqipërisë.”
Kjo marrëveshje synon përgjysmimin e kohës për aplikimin dhe marrjen e pasaportave për diasporën shqiptare. Konkretisht, qytetarët shqiptarë jashtë kufijve nuk do të presin më 30 ditë për pasaportën e tyre, pasi afati është reduktuar në vetëm 15 ditë.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, e cilësoi marrëveshjen si një hap drejt standardeve më të larta për lehtësimin e procedurave për qytetarët.
“Kjo procedurë, që më parë zgjaste rreth 30 ditë, tani do të zgjasë vetëm 15 ditë. I bëj apel të gjithë shtetasve shqiptarë jashtë vendit që të aplikojnë sa më shpejt për kartat ID dhe pasaportat, duke kontrolluar vlefshmërinë e tyre,” theksoi ministri Hoxha.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, vlerësoi bashkëpunimin ndërinstitucional dhe përkushtimin për përmirësimin e shërbimeve për diasporën shqiptare.
“Të gjithë ata që aplikojnë jashtë vendit do të ndiejnë menjëherë përfitimet e këtij shërbimi. Ne do të vazhdojmë përpjekjet për të lehtësuar gjithnjë e më shumë angazhimet që kemi marrë përsipër, duke qenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve tanë, kudo që ndodhen,” deklaroi ministri Hasani.
Administratorja e “IdentiTek”, Freskida Halilaj, sqaroi se konsujt dhe përfaqësuesit e autorizuar do të kenë mundësinë të nënshkruajnë në mënyrë elektronike format e aplikimit, duke garantuar prodhimin e dokumenteve biometrike brenda afateve të reja të shkurtuara.
LEXO GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve