Fushata në Kosovë, aktivisti Gashi: Pse Albin Kurti ka zgjedhur të mos dalë në media
Në një lidhje live nga Kosova për emisionin “NOW me Erla Mëhillin” aktivisti Shkëlzen Gashi analizoi qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti për mediat gjatë fushatës zgjedhore.
Sipas tij nuk është e vërtetë që Kurti ka refuzuar të dalë në të gjitha mediat, duke sqaruar se kryeministri ka qenë prezent në disa mediume dhe ka dhënë intervista në televizionet publike dhe ato kombëtare.
“Albin Kurti ka zgjedhur të bojkotojë shumicën dërrmuese të mediave, veçanërisht ato televizive që kontrollohen nga oligarkët dhe partitë opozitare,” tha Gashi.
Ai shpjegoi se shumë media në Kosovë janë nën ndikimin e forcave politike dhe personave të lidhur me to, duke shtuar se Kosova është i vetmi vend në rajon ku rreth 90% e mediave kontrollohen nga partitë opozitare.
Aktivisti Gashi theksoi se media në Kosovë shpesh ka fyer dhe ofenduar Kurtin, duke bërë thirrje për reforma në skenën mediatike pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.
Sipas tij, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, shumica e partive politike nuk kanë marrë mesazhin e qytetarëve dhe nuk janë reformuar.
“LDK, PDK, AAK dhe partitë e tjera nuk e kuptuan rezultatin e zgjedhjeve dhe ende nuk e kanë kuptuar mesazhin e popullit,” tha ai.
Gashi paralajmëroi se nëse partitë politike nuk ndryshojnë pas zgjedhjeve të vitit 2025, mund të hapet mundësia e krijimit të partive të reja me figura më të pastra dhe me integritet të lartë.
“Zgjedhjet e 9 shkurtit do të kenë të njëjtin rezultat si ato të 14 shkurtit 2021 dhe shpresoj që partitë do ta marrin mesazhin,” përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
Osmani: Kosova duhet të ecë përpara në partneritet të ngushtë me ShBA-në dhe botën demokratike
Kreu i AAK kritikon Kurtin: Kush nuk e do Amerikën nuk e do as Kosovën
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)