Kush është i riu që u gjet i vdekur në konvikt? Ja çfarë deklaroi policia
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një 21-vjeçar nga Lushnja është gjetur i vdekur në tualetin e një shkolle private.
Simon Sholla i cili u gjet i vdekur brenda konviktit të shkollës fetare “Kryqi i Nderuar”, sipas dhënave ka qenë ish-nxënës i shkollës. Ai kishte ardhur për pushime dhe është akomoduar në konvikt.
Policia ka deklaruar se pranë trupit të të riut janë gjetur ilaçe për depresionin dhe dyshohet se mund t’i ketë konsumuar tej normës, duke shkaktuar vdekjen nga mbidoza.
“Më datë 16.01.2025, rreth orës 09:55, në tualetet e konviktit të një shkolle private, në lagjen “11 Janari”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Sh., 21 vjeç, banues në Durrës. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së ilaçeve që 21-vjeçari merrte për shkak të depresionit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës”,-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve