Temperaturat e ulëta, ekspertët: Kujdes për grupet e riskut
Temperaturat e ulëta të ditëve të fundit mund të shkaktojnë probleme shëndetësore për popullatën.
Ekspertët e shëndetit publik theksojnë se grupet më të rrezikuara janë personat me sëmundje kronike.
Ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta gjatë orëve të mëngjesit ose mbrëmjes, veçanërisht në rajonet ku termometri shënon vlera negative, mund të përkeqësojë gjendjen shëndetësore të këtyre individëve.
“Inflamacioni i bajameve, i veshëve, hundës, acarimi i astmës dhe sëmundjet pulmonare obstruktive kronike janë ndër shqetësimet më të zakonshme. Po ashtu, temperaturat nën 12 gradë Celsius shkaktojnë ngushtimin e enëve të gjakut, çka mund të çojë në rritje të presionit të gjakut dhe shtrëngime në gjoks për ata që vuajnë nga sëmundje kardiovaskular”, thotë specialisti i ISHP, ishp.
Të moshuarit dhe fëmijët e vegjël janë gjithashtu grupe të rrezikuara që kërkojnë mbrojtje të veçantë gjatë dimrit, kur temperaturat ulen. Ekspertët rekomandojnë që, përveç qëndrimit në mjedise të ngrohta, të bëhet kujdes i veçantë me ushqimin dhe konsumimin e sa më shumë lëngjeve.
“Ndryshimet e presioneve barometrike ndikojnë gjithashtu në sëmundjet e kyçeve, si artriti dhe reumatizma, duke shkaktuar dhimbje dhe acarim. Për ata që vuajnë nga diabeti, i ftohti mund të shkaktojë luhatje të niveleve të sheqerit në gjak”, thotë specialisti i ISHP, Naun Vasili.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona