Manastiret e Luginës së Drinosit bëhen pjesë “World Monuments Watch 2025”

16 Janar 2025 | 19:16

Manastiret e Luginës së Drinosit janë bërë pjesë e “World Monuments Watch 2025”. Këto manastire, të cilat u zgjodhën mes 200 nominimeve nga e gjithë bota, janë identifikuar si një nga 25 sitet që përballen me sfida të mëdha në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Ky vlerësim thekson rëndësinë e jashtëzakonshme globale të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë dhe mundësitë e tij për të kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e vlerave historike dhe kulturore.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale ku thekson se është krenare për mbështetjen që i ofron këtyre manastireve të lashta përmes Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore.

Ky fond ka për qëllim të ndihmojë në mbrojtjen, restaurimin dhe rigjallërimin e këtyre monumenteve të rëndësishme, duke mundësuar që pasuria e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë të mbetet e ruajtur për brezat e ardhshëm.

Përveç asaj, mbështetja ka një ndikim pozitiv edhe për komunitetet lokale, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe rritjen e turizmit kulturor në rajon.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026