1,4 miliardë dollarë për projektin në Sazan, Shehaj: Rama po përdor pronat e shtetit

16 Janar 2025 | 22:03

Qeveria e Shqipërisë i ka dhënë miratimin paraprak një plani të propozuar nga Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump, për të ndërtuar një kompleks hoteli luksoz me vlerë 1,4 miliardë dollarësh në Sazan.

Lidhur me këtë diskutim ka akoma njerëz skeptik të cilët nuk besojnë se mund të arrihet një bashkëinvestim nga ana e Shqipërisë në këtë projekt.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, kryetari i partisë ‘Mundësia’, Agron Shehaj ka theksuar se roli i Ramës në këtë mes është thjesht për të përdorur pronat e shtetit.

“Kemi të bëjmë me ushtrimin e pushtetit absolut të një vendi ballkanik të varfër që ka një kryeministër i cili mund të bëjë çfarë të dojë.

Për të bërë këtë kanë ndryshuar ligjet. Ligji për investimet strategjike është një ligj që është bërë për Ramën që ai të vendosi gjithcka. Ligji për zonat e mbrojtura është ndryshuar gjithashtu. Problemi politik që kemi është se jemi përballë një pushtetit absolut të një njeriu”, tha ai.

Më pas, Shehaj është ndalur në çështje ekonomike se a është një interes i përbashkët projekti i Sazanit, ku mund të përfitojnë edhe shqiptarët. Gjithashtu, ai lë hapësirë për të kuptuar se sipas tij, projekti i Sazanit mund edhe të mos bëhet.

“Sa i përket investimeve strategjike, mendohet se po investohen miliarda euro. Flitet për një shumë marramendëse për 1.4 miliardë euro për Sazanin.

Për portin e Durrësit, duhej të ishte e lumtur e gjithë Shqipëria se flitej për 2.2 miliardë euro. Ajo çfarë po ndodh është se flitet për investimin e 200 pallateve, nuk është mbaruar asnjë prej tyre, nuk dihet kur do mbarohen. Po flasim vetëm për letra”, tha Agron Shehaj, kryetar i partisë ‘Mundësia’.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026