Zbardhet arsyeja e vetos bullgare për integrimin e Serbisë në BE

17 Janar 2025 | 11:46

Në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, Bullgaria bllokoi hapjen e Kapitullit 3 për Serbinë, një veprim që shkaktoi befasim të madh, përfshirë edhe për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili ka deklaruar se asgjë nuk e befason. Megjithatë, vetëm një muaj më vonë, u sqarua arsyeja e kësaj vetoje.

Në një letër drejtuar autoriteteve serbe, disa shoqata bullgare kanë shprehur shqetësimin e tyre për rastet gjithnjë e më të shpeshta të sfidimit të identitetit kombëtar bullgar në Serbi. Ata kanë theksuar se këto veprime cenojnë të drejtat e pakicave dhe përkeqësojnë marrëdhëniet dypalëshe midis Beogradit dhe Sofjes.

Tetë organizata kulturore dhe arsimore bullgare nga qytetet e Bosilegradit, Dimitrovgradit, Zvoncit, Vranjës, Pirotit dhe Nishit i dërguan një letër të hapur presidentit serb Aleksandar Vučić, Avokatit të Popullit Zoran Pashalić, delegacionit të Këshillit të Evropës, misionit të OSBE-së dhe ambasadave të disa shteteve anëtare të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Zvicrës, Suedisë dhe Norvegjisë.

Organizatat bullgare kritikuan ashpër përpjekjet për të sfiduar identitetin kombëtar bullgar në Serbi, duke nënvizuar se po krijohet një ndarje artificiale etnike në kuadër të konceptit të “përkatësisë etnike sop”. Po ashtu, ato kritikuan Këshillin Kombëtar të Pakicës Kombëtare Bullgare për mbështetjen e botimit të një libri për Bosilegradin, që sipas tyre kundërshton historinë dhe identitetin bullgar, duke shkelur kështu detyrimet kushtetuese për mbrojtjen e të drejtave të pakicave.

Në letrën e hapur, organizatat bullgare theksuan se me veprimet e tij, Këshilli Kombëtar i Pakicës Kombëtare Bullgare po legjitimonte qëndrime antibullgare, duke krijuar tensione brenda komunitetit bullgar dhe në marrëdhëniet serbo-bullgare, dhe duke dëmtuar negociatat e Serbisë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Për më tepër, nënshkruesit e letrës shprehën shqetësimin për disa media që, sipas tyre, shpërndajnë tregime të gabuara dhe shpifje që shtrembërojnë faktet historike, minojnë identitetin bullgar dhe bien ndesh me kushtetutën e Serbisë dhe ligjet që mbrojnë të drejtat e pakicave.

Organizatat bullgare kërkuan nga autoritetet serbe dhe organizatat ndërkombëtare që të merren masa për të adresuar rastet gjithnjë e më të shpeshta të mohimit, diskriminimit dhe asimilimit të bullgarëve në Serbi, duke theksuar se një veprim i tillë rrezikon mbrojtjen kushtetuese të minoriteteve dhe do të përkeqësojë më tej marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Serbisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026