Lëvizte me pistoletë me vete, kapet në Tiranë 50-vjeçari me precedent penal

18 Janar 2025 | 12:31

Policia e Tiranës goditi një rast tjetër të armëmbajtjes pa leje duke arrestuar dy persona. Gjatë opercionit  “Again”, efektivët ndaluan një automjet tip “Volkswagen” ku udhëtonin dy shtetas dhe pas një kontrolli të imtësishëm, gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike (kanabis).

“Efektivët arrestuan dy personat që ndodheshin në makinë, 50-vjeçarin Elvis Gaçaj, i cili ishte pasagjer dhe mbante armën pistoletë dhe lëndën narkotike, po ashtu edhe drejtuesin e automjetit, shtetasinM.D., 40 vjeç, i cili akuzohet për “Moskallëzim krimi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë 50-vjeçari Elvis Gaçaj. është një person me precedentë të mëparshëm penalë për armëmbajtje pa leje, lëndë narkotike dhe vjedhje me dhunë. Gjatë operacionit, janë sekuestruar gjithashtu arma e zjarrit, lënda narkotike dhe automjeti në fjalë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet

Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës në Elbasan, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka dëmtuar pjesën e përparme...
10:43 | 28/06/2026

Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së dielës në Novoselë, ku janë përplasur një automjet tip Volkswagen dhe një motomjet. Si pasojë e përplasjes,...
10:29 | 28/06/2026

Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin

Një i paraburgosur ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të 28 qershorit në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Shkodër, pas...
10:22 | 28/06/2026