Seria A| Napoli fiton me përmbysje ndaj Atalantës, Juventus likuidon Milanin
Gara për kreun vijon të jetë interesante në kampionatin italian, aty ku ekipe si Napoli, Atalanta e Interi po garojnë për vendin e parë, teksa një duel i drejtpërdrejt ishte ai i së shtunës në Bergamo. Napoli konfirmoi superformën, ku në 5 ndeshjet e fundit ka vetëm fitore, ndërsa kundërshtari i radhës ishte Atalanta.
Të besuarit e Antonio Contes fituan me përmbysje, pasi vendësit shënuan të parët me Retegui. Politano e McTominay bënë që fraksioni i parë të mbyllej 1-2, ndërsa në të dytin bergamaskët rikthyen baraspeshën me të përhershmin Lookman.
12’ minuta para fundit, sulmuesi belg Romelu Lukaku realizoi me kokë dhe i dha 3 pikë Napolit që qëndron në vendin e parë.
Më herët ishte Juventusi që mori një fitore me shumë vlerë ndaj Milanit, duke i shkaktuar disfatën e parë teknikut Conceicao. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytin bardhezinjtë konkretizuan në dy momente, aq sa mjaftuan për marrjen e 3 pikëve. Mbangula e pas tij Weah ishin autorët e golave, me Juventusin që rikthehet kështu te fitorja, e cila ishte e 8-a në 21 javë kampionat.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk