Dëmtimet e sulmuesit, ish-futbollisti i Kombëtares: Ku gaboi Armando Broja

20 Janar 2025 | 12:33

Ish-futbollisti i Kombëtares, Ilirjan Alliu, ka komentuar në lidhje me rikuperimin e futbollistit Armando Broja pas dëmtimit të tij.

Gjatë debatit në studion e MAX Sport në Euronews Albania, Alliu tha se Broja gaboi në strategjinë për t’u rikthyer në fushë shumë shpejt pas dëmtimit, duke rrezikuar një tjetër lëndim. Megjithatë, ai shprehu optimizëm për të ardhmen e Brojës dhe besimin se ai do të kalojë këtë situatë të vështirë.

Alliu shpjegoi se pas dëmtimeve të gjata, rikthimi i futbollistëve në aktivitet mund të krijojë dobësime fizike, si në ligamente dhe tendina. Sipas tij, Broja kishte nevojë për më shumë kohë për t’u rikuperuar plotësisht dhe për të forcuar trupin e tij për t’u kthyer në formën më të mirë.

“Ai duhet të stërvitej më shumë pa luajtur, duke marrë minuta gradualisht,” tha Alliu, duke shtuar se Broja është një futbollist i shpejtë dhe shpërthyes, ndaj rreziku i dëmtimit të tij mbetet i pranishëm.

Mbi pyetjen e moderatori Altin Sulçe për të ardhmen e Brojës, Alliu u shpreh optimist. Ai tha se dëmtimet që ka pësuar Broja nuk janë të rënda dhe se futbollisti mund të rikuperohet plotësisht, pasi nuk ka pësuar dëmtime të rëndësishme si ato të gjunjëve ose tendinave.

“Dëmtimet që ka marrë janë anësore dhe të vogla. Nuk ka dëmtime themelore dhe do të rikthehet më i fortë,” theksoi Alliu, duke shtuar se kur nuk je mirë fizikisht, është e vështirë të jesh i fortë dhe psikologjikisht.

Ish-futbollisti e mbylli mendimin e tij duke shpresuar në një rikthim të shpejtë dhe të plotë të Brojës në fushë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026