Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda marrëveshje me Ambasadoren e Japonisë

21 Janar 2025 | 17:07

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe Ambasadorja e Japonisë, Sh. S. Znj. Kato Kikuko janë dakordësuar për krijim të urave të reja të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Në takimin e kortezisë ndërmjet Prodës dhe Ambasadores, të organizuar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, morën pjesë Zëvendësambasadori i Japonisë z. Fujimura Daisuke dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Gjatë takimit, u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet agjencive ligjzbatuese të dy shteteve, kryesisht për hetimin e krimeve kibernetike.

Proda dhe Kikuko shprehën vendosmërinë për ta intensifikuar këtë bashkëpunim, duke shfrytëzuar teknologjinë e avancuar japoneze, si dhe gatishmërinë dhe profesionalizmin e strukturave të Policisë shqiptare për të kontribuar në ndërhyrje policore me impakt global.

Gjatë takimit u konsiderua prioritare lufta kundër krimit kibernetik, krim me shtrirje globale. Agjencitë ligjzbatuese, ndonëse gjeografikisht larg, duhet të unifikohen, si dhe të veprojnë si partnere të barabarta dhe të besueshme gjatë ndërhyrjeve për përmbushjen e misioneve të përbashkëta, garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe zbatimin e të drejtave të qytetarëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026