Champions League/ Dramë në limite, Barcelona përmbys 4-5 Benficën! Zhgënjen Juventus
Në mbrëmjen e shtatë të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve u zhvilluan 9 takimet e radhës.
Atalanta fitoi 5-0 kundër Sturm Graz dhe kaloi zyrtarisht në fazën e play-off ku Berat Gjimshiti luajti në 20 minutat e fundit të ndeshjes së orës 18:45 ndërsa në orën 21:00, Barcelona realizoi një përmbysje dramatike 4-5 ndaj Benficës, me Raphinha që shënoi golin e fitores në shtesë.
Ky ishte një sukses historik për katalanasit, pasi u bënë ekipi i parë që ktheu rezultatin kur ishin pas 2 golave deri në minutën e 75-të.
Barcelona përjetoi një ndeshje të tensionuar kundër Benficës, ku portugezi Pavlidis realizoi një tripletë për vendasit, por nuk mundi të shpëtonte skuadrën e tij nga humbja. Katalanasit reaguan me tre gola të shpejtë, duke fituar 5-4 pas një ndeshjeje të mbushur me emocione dhe spektakël.
Në fund të ndeshjes, pati përleshje mes lojtarëve, me Raphinhën të tensionuar dhe të rrethuar nga forcat e sigurisë.
Liverpool vazhdon formën e shkëlqyer, duke fituar 2-1 kundër Lille dhe duke siguruar kalimin në fazën tjetër si kryesues aktual i tabelës së kalasifikimitduek i fituar të gjitha ndeshjet e deritanishme.
Edhe Atletico Madrid, Bologna, PSV, Liverpool dhe Stuttgart regjistruan fitore, ndërsa Juventus vazhdoi serinë e barazimeve pa gola, këtë herë ndaj Klub Bryzh, ku aktivizohej mesfushori shqiptar Ardon Jashari.
Bologna përmbysi Dortmundin me një fitore 2-1, duke shpresuar ende për një vend në play-off ndërsa në Principatë, Monaco mposhti Aston Villan 1-0 me golin e Singo, duke mbajtur shpresa për kalimin përtej fazës së grupeve.
Të mërkurën do të zhvillohen 9 takime të tjera, duke përcaktuar më tej skuadrat që do të kalojnë në fazën e ardhshme të kompeticionit.
Rezultatet e së martës
Atalanta 5 – 0 Sturm Graz
Monaco 1 – 0 Aston Villa
Atl. Madrid 2 – 1 Bayer Leverkusen
Benfica 4 – 5 Barcelona
Bologna 2 – 1 Dortmund
Club Brugge KV 0 – 0 Juventus
Crvena zvezda 2 – 3 PSV
Liverpool 2 – 1 Lille
Slovan Bratislava 1 – 3 Stuttgart


LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet