Ligji për Akademinë e Shkencave, pse u shty seanca në Gjykatën Kushtetuese

22 Janar 2025 | 10:33

Seanca e parashikuar për këtë të mërkurë në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me ligjin e Akademisë së Shkencave, nuk u zhvillua për shkak të mungesës së njërit prej gjyqtarëve.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike ishin të pranishëm në seancën ku do shqyrtohej ligji që rregullon funksionimin e Akademisë së Shkencave. Pas dështimit të sotëm u vendos që seanca e radhës të zhvillohet më 28 janar, në orën 10:00.

Kujtojmë që PD, kërkon që ligji “Për Akademinë e Shkencave”, të shfuqizohet, si i papajtueshëm me Kushtetutën.

Pas seancës foli ligjvënësja demokrate, Ina Zhupa, iniciuesja kryesore e padisë në Kushtetuese të këtij ligji e cila tha se ai është miratuar në shkelje të plotë të procedurave parlamentare, duke anashkaluar pushtetin legjislativ dhe Kushtetutën e vendit.

“Pasi u sistemuam në sallë, na u njoftua se një gjyqtar ishte i sëmurë, por nuk u tha se cili. Na u duk e çuditshme që një njoftim i tillë nuk ishte bërë më herët, as në mëngjes, as një ditë më parë. Duket sikur Gjykata Kushtetuese po funksiononte si një institucion i sëmurë. Ne ishim përgatitur për të paraqitur parashtresat tona me dokumentet dhe e-mailet zyrtare. Ligji për Akademinë e Shkencave është antikushtetues, sepse e shkel thelbësisht Kushtetutën. Procedurat e miratimit të këtij ligji janë zhvilluar në shkelje të rregullores dhe pa firmat e relatorëve, prandaj janë nul. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë pavarësinë e institucioneve në Shqipëri, të cilat po përpiqen të kapen nga kryeministri Edi Rama”, tha Zhupa.

Sipas Zhupës, gjthashtu ligji “Për Akademinë e Shkencave”, nuk respekton akademikët sepse nuk garanton barazinë e tyre para ligjit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026