Punëtori gjendet i mbytur në lumin e Shalës, kolegu: E mori vëllai i pronarit dhe…

22 Janar 2025 | 12:30

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit të Shalës mëngjesin e kësaj të mërkure.

Personi është identifikuar si Edison Oruqi, babai i tre fëmijëve. Ai u gjet pas kërkimeve të kryera nga familjarët e tij, pas zhdukjes misterioze pasditen e të shtunës.

Pavarësisht gjetjes së trupit, familjarët e kanë të pamundur nxjerrjen e tij nga uji për shkak të rrjedhës së fortë dhe kërkojnë ndihmën e policisë dhe ekipit të polumbarëve.

Oruqi, i cili punonte në një bujtinë në zonë, humbi kontaktet me familjarët 5 ditë më parë.

Sipas familjarëve, në komunikimin e fundit me ta ai u ishte shprehur se ndodhej në punë.

Skënder Pepkolaj, një koleg i viktimës, ka dëshmuar se Oruqi u mor nga vëllai i pronarit të bujtinës për të kryer punë në ndërtim.

“E kam parë që e mori vëllai i pronarit për të ngarkuar material ndërtimi. Më tha që do ta kthente nesër, por më vonë më njoftoi se e kishte lënë në një ishull të vogël me rërë, pasi aty nuk arrinte varka”, tha Pepkolaj.

Pepkolaj ishte ai që njoftoi policinë për zhdukjen e Oruqit, pasi ky i fundit humbi kontaktet me familjarët.

Policia dhe grupi hetimor po vijon punën për nxjerrjen e trupit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operacioni ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026