Dhuna në Kuvendin e RMV amnistohen 4 të akuzuarit, ish-funksionar të VMRO-DPMNE

23 Janar 2025 | 18:05

4 ish-funksionarët e VMRO-DPMNE-së që akuzoheshin si organizator të dhunës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut më 27 prill të vitit 2018 janë liruar nga akuzat. Gjykata Penale e Shkupit pranoi kërkesën për amnisti për të gjithë të akuzuarit.

Pas gjashtë viteve dhe dy kërkesave të refuzuara nga Gjykata për amnisti, pasi në pushtet erdhën bashkëpartiakët e tyre, ish-funskionarët e VMRO DPMNE-së lirohen nga akuzat si organizator të ngjarjeve të 27 prillit.

“Gjykata solli vendim që kërkesa për amnisti e dorëzuar nga të akuzuarit Trajko Vlejanovski, Spiro Ristevski, Mile Janakievski dhe Vlladimir Atanasovski pranohet. Ndalohet procedura penale për të akuzuarit  Trajko Vlejanovski, Spiro Ristevski, Mile Janakievski dhe Vlladimir Atanasovski e nisur nga aktakuza e Prokurorisë për përndjekje të krimit të organizuar nga 31.05.2019 për veprën penale; Rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit”,- tha Ilija Trpkov, gjykatës.

Edhe pse në atë kohë Kryetar i Kuvendit ishte i akuzuari Trajko Veljanovski, e sigurimi që i përgjigjet atij lejoi që të hapen dyert e Kuvendit, Gjykata e apelit ka konsideruar se ligji për amnisti i votuar në vitin 2018 nga Qeveria Zaev, duhet ti përfshijë edhe këta të akuzuar. Këtë vendim e ka pranuar prokuroria, e cila konsideron se nuk ka prova të mjaftueshme që dëshmojnë se këta persona kanë qenë organizatorë të ngjarjeve. E njëjta prokurori gjashtë vite më parë, i ngarkoi të njëjtët persona me akuzën e terrorizmit.

Avokati i të akuzuarve konsideron se prokuroria duhet të vazhdojë hetimin me qëllim që të zbulohen organizatorët e vërtetë.

“Që në fillim të këtij procesi kemi pohuar se bëhet fjalë për proces të montuar politik me qëllim që të lirohen nga përgjegjësia organizatorët e vërtetë të këtyre ngjarjeve. Nga provat u konfirmua se këta persona nuk kanë asnjë lidhje në ngjarjet e 27 prillit. Ato janë vepra të rënda kundër shtetit, por edhe atëherë edhe tani i bëjmë thirrje prokurorisë që me të vërtetë të hetojë se kush janë organizatorët”, Jordan Apostollovski, Avokat.

Gjykatësi Ilija Trpkovski publikisht shfaqi pakënaqësinë për këtë vendim. Ai u tha pjesëmarrësve në këtë ngjarje se duhet të ju vijë turp sepse i gjithë shteti e dinë se nga kush dhe si janë organizuar këta persona. Në atë kohë, përkrahësit e VMRO DPMNE-së, u futën në Kuvend me qëllim që ta parandalojnë votimin e Kryetarit të ri të Kuvendit, e që më pas do të hapte rrugën për votimin e Qeverisë së re. Më shumë e pësoi deputeti Ziadin Sela, i cili ishte në rrezik për jetë e të cilin protestuesit e kishin lënë duke menduar se ka vdekur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026