Ferhati zbulon alibinë që dhanë Sakica dhe Troshani për ditën e masakrës…

23 Janar 2025 | 21:44

Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, dy nga të dyshuarit e policisë si të përfshirë në masakrën e Dobraçit u vetëdorëzuan në polici ditën e djeshme.

Gazetari Eni Ferhati ishte këtë të enjte në “Noë me Erla Mëhillin” ku tha se ende nuk është bërë dalja e tyre para gjykatës, por dy të rinjtë në dëshmitë e mëparshme kanë treguar alibi të fortë se nuk kanë qenë në masakrën e Dobraçit me katër viktima.

“Një grup i specialistëve të krimeve kundër jetës dhe personit në drejtorinë e krimeve të rënda në Policinë e Shtetit kanë shkuar në Shkodër dhe deri në orët e mesnatës i kanë marrë në pyetje dy të rinjtë edhe për masakrën e Dobraçit. Dy të rinjtë patjetër e kanë mohuar përfshirjen e tyre, madje ata kanë alibi të fortë që nuk janë të përfshirë në bnë ngjarjen e 30 tetorit të vitit të kaluar me katër viktima pasi kanë dhënë edhe adresat se ku kanë qenë. Nga ana tjetër, policia menjëherë pas masakrës së Dobraçit, këta dy individë i shpalli në kërkim”,-tha Ferhati.

Kujtojmë se atentati ndodhi në zonën e Dobracit, në rrugën Shkodër-Koplik, më datë 30 tetor.

Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, u ekzekutua në vend, ndërsa Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD për kryebashkiak, Xhemal Bushatit, ndërroi jetë disa orë pas ngjarjes në spitalin e Shkodrës. Kalimtarja Flutura Basha, e cila po lëvizte me motor bashkë me bashkëshortin e saj, Bashkim Basha, gjithashtu u vra në sulm. Bashkëshorti ndërroi jetë 3 ditë më pas në spital.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026