“Ndryshimet e ritmit të jetesës”, pse fëmijët po vuajnë më shumë nga stresi e ankthi
Ndryshimet në ritmin e jetesës kanë nxjerrë në pah probleme të shëndetit mendor, jo vetëm te të rinjtë, por edhe tek fëmijët më të vegjël.
Mungesa e komunikimit, veçanërisht me prindërit, është një ndër faktorët më të rëndësishëm që kontribuon në shtimin e ankthit, stresit dhe depresionit.
“Kam vënë re se dikur fëmijët nuk flisnin për stresin, ose nuk përdorej termi ‘stres’, siç themi sot ‘jam i stresuar’, ‘jam i nervozuar’, ‘kam ankth’, ‘nuk duro dot’… Sot, fëmijët përjetojnë më shumë stres, përballen me presion më të madh akademik dhe kanë më pak mundësi për të komunikuar me prindërit. Ky mungesë komunikimi i bën ata të ndjejnë stres. Nuk është vetëm shkolla që shkakton stres; fëmijët shpesh duan të shprehin emocionet e tyre, por nuk kanë mundësi ta bëjnë siç duhet,” thotë sociologia Marsida Simo.
Një studim i vitit 2024 nga psikologë dhe studiues të Bibliotekës Publike të Shkencave tregon se prindërit që krijojnë lidhje emocionale dhe luajnë me fëmijët e tyre, duke zhvilluar personalitete të përgjegjshme dhe të pjekura, kanë fëmijë me vetëvlerësim të lartë, gëzim të brendshëm dhe ndjeshmëri. Këta fëmijë janë më të qeshur dhe të lumtur.
“Prindërit përpiqen të bëjnë më të mirën, por ritmi i shpejtë i jetës shpesh i detyron ata të përqendrohen vetëm te nevojat materiale, duke lënë mënjanë aspektet emocionale. Është e domosdoshme të kuptojmë rëndësinë e inteligjencës emocionale, që fëmijët tanë të zhvillojnë aftësi sociale, empati dhe të dinë si të ndërveprojnë në shoqëri,” shton Simo.
Hulumtimet e ekspertëve të UNICEF-it tregojnë se deri në 20% e adoleshentëve në botë përjetojnë çrregullime mendore, dhe tre nga katër problemet e shëndetit mendor të të rriturve nisin në fëmijëri dhe adoleshencë.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West