Gazetari: Vajzat e mitura në Irak i martojnë me burra të moshuar për lekë
Parlamenti i Irakut ka miratuar një ligj që legalizon martesat e vajzave që janë vetëm nëntë vjeçare, një hap që ka shkaktuar reagime të forta dhe shqetësime globale mbi të drejtat e fëmijëve dhe standardet ndërkombëtare të mbrojtjes së tyre.
Në një intervistë për Euronews Albania, gazetari irakian gazetari i cili ka ndjekur nga afër këtë zhvillim, shpjegoi se shumica e njerëzve në Irak janë të mërzitur dhe të zemëruar për kalimin e këtij ligji.
“Ky ligj ka sjellë shumë shqetësime, pasi shumica e popullsisë mban qëndrim negativ ndaj tij,” tha Akoi.
“Sipas një raporti rreth 28% e vajzave që martoheshin ishin nën moshën 18 vjeçare, një fenomen që ka vazhduar edhe para miratimit të këtij ligji.”
Ai theksoi gjithashtu se ndryshimet e fundit i japin klerikëve një pushtet më të madh për të interpretuar dhe zbatuar ligjin sipas interpretimeve të tyre fetare.
“Për komunitetin shiit, vajzat mund të martohen që në moshën 9vjeçare, ndërsa për sunitët kjo moshë është 15-vjeç,” sqaroi Akoi.
Mbështetësit e ligjit justifikojnë këtë hap duke thënë se ai është i bazuar në interpretimet e disa sekteve islamike, si shiizmi, që lejojnë martesat e vajzave të mitura.
“Për disa, kjo është një mundësi për vajzat nga familje shumë të varfra që të dalin nga varfëria megjithatë këto martesa në të shumtën e rasteve dështojnë dhe vajzat përballen me pasojat e rënda sociale dhe arsimore.”
Aktualisht, ligji irakian kërkon që martesa të realizohet vetëm pas moshës 18 vjeçare, një masë që synon mbrojtjen e të drejtave të individëve, veçanërisht të vajzave.
Sidoqoftë, ndryshimet e fundit kanë nxitur frikë për mundësinë e rritjes së martesave të fëmijëve dhe përkeqësimit të kushteve të jetesës për shumë vajza të reja.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik