“Zhani Cikos i shpëtova jetën!” Çlirim Denaj: Artisti do e godiste me tullë në kokë
Këtë të diel në “Profil” vjen historia e këngëtarit Çlirim Denaj i cili është etiketuar si “problematiku i festivaleve”. Ai i rrëfeu gazetares Greta Topjana për peripecitë në muzikë dhe shpirtin e tij të lirë…nga kërcënimet për burg deri te përjashtimi nga festivalet…
Ai ka treguar edhe një rast kur kënga e tij u hoq nga festivali natën e dytë të festivalit, gjë që shkaktoi një konflikt me Zhani Cikon. Pas ndërhyrjes së kënga u vendos të ishte pjesë e festivalit, e gjithashtu ishte bërë pjesë e festivalit edhe kënga e një këngëtari tjetër i cili sipas Denajt nëse ai nuk do e kishte zgjidhur këtë situatë, mund të ishte rrezik për jetën e Zhani Cikos.
“Avni Mula ndërhyri e më tha që Zhani kishte të drejtë, por ju drejtua Zhanit dhe i tha “Këta njerëz i janë përkushtuar këngës, nuk po merren me arme e me luftë, po i janë përkushtuar këngës, për këtë gjë duhen vlerësuar. Nuk u bë qameti”. Zhani tha “atëherë unë qenkam më i keqi këtu, nëse ju doni të gjithë unë po e pranoj”.
Zhani nuk e di as sot që unë i kam shpëtuar jetën. Një këngëtar tjetër të cilit i hoqën këngën po atë natë, e priste jashtë me tullë. Kishte mbështjellë një tullë me letër e donte ti binte me tullë në kokë. Unë u thash që është edhe kënga e Valentin Veizit që duhet të futet, “Mirë më thanë do futet edhe ajo”.
Kur dola jashtë unë takova këngëtarin tjetër edhe i thash do të futet kënga, ai më tregoi tullën e më tha “do i bija me këtë tullë në kokë”, kështu që në një frë mënyre i kam shpëtuar jetën Zhanit”, tha Denaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 18:48 Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq
- 18:43 Koçiu për projektin në Zvërnec: Investim që do të rrisë ekonominë dhe do të përmirësojë standardet e turizmit
- 18:30 Projekti në Zvërnec, edhe banorët e Durrësit dalin në protestë
- 18:24 Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 18:21 Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7
- 18:16 Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit