“Këndon si jugosllav!” Këngëtari Denaj rrëfen arsyen pse e përjashtuan nga festivali
Këtë të diel në “Profil” vjen historia e këngëtarit Çlirim Denaj i cili është etiketuar si “problematiku i festivaleve”. Ai i rrëfeu gazetares Greta Topjana për peripecitë në muzikë dhe shpirtin e tij të lirë…nga kërcënimet për burg deri te përjashtimi nga festivalet…
Ai ka rrëfeu se ndërsa përgatitej të konkurronte në festival me këngën “Dashuria” të cilën e kishte pëlqyer shumë, një konflikt me të njohurën e drejtorit kishte bërë që ai të përjashtohej me festivalin pasi kënga “kishte motive kosovare”.
“Kënga më pëlqeu shumë, e mësova mirë. Në korridoret e radios u ndesha me një këngëtare e cila më pyeti nëse më pëlqente kënga e saj, “unë pretendoj të marr çmim të parë me atë”, atëherë i thash unë “duhet të gjesh një këngë tjetër se ajo nuk është për çmim të parë”, -tha Denaj.
Ai ka rrefeu se më pas Osman Mula i kishte thënë se ajo ishte mikesh e drejtorit.
“Vjen drejtori i televizionit me gjithë drejtorët e radios e donte të më dëgjonte. Unë e kisha marr ngarkesën nga Osmani që më tha “Mos o Çim se ajo është mike e drejtorit”, dola e këndova me shumë emocion. Kur do ulesha drejtori më tha “ti zërin e ke të mirë, por ti këndon si jugosllav”. Mirëpo ishin vitet 80 e ca dhe të thuhej nga drejtori ti këndon si jugosllav duhet të bëje burg.
Unë u përqendrova dhe si njeri që nuk kam komplekse iu afrova dhe me ton të ashpër i thashë: “Dëgjo edhe shoku Ramiz Alia po të më thoshte këto fjalë do i thosha, s’kam të bëjë fare nga ajo kthinë, jam nga Labëria, punoj në një institucion ushtarak që këndoj vetëm marshe, jam nga një familje komuniste dhe do shkoj që sot të ankohem në komitet për fyerje publike”.
“Prit mor djalë se qenke nevrik”, më tha, unë i thash “Po se fjala jote më fut në burg”. Ai më tha të këndoja edhe njëherë këngën. E këndova prapë, “Hajde-hajde mor djalë se paske të drejtë”, më tha ai “fajin e ka kënga se ke ti, kjo këngë ka motive kosovare dhe kjo këngë duhet të hiqet”,-tha ai. Ika u largova, ika nga festivali”,-tha këngëtari Çlirim Denaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump