Shtyhet seanca për “Gërdecin”, ish-ministri Mediu në SHBA për vizita mjekësore

28 Janar 2025 | 10:12

Në seancën e kësaj të marte në gjyqin ndaj dosjes “Gërdeci”, ku i pandehur është marrë Fatmir Mediu, ky i fundit nuk u paraqit pasi sipas avokatëve të tij, ndodhet në SHBA për vizita mjekësore.

Mungesa e Mediut shkaktoi debat në seancë, ku prokurorët kërkuan vazhdimin e gjyqit pa praninë e tij.

Ish-ministri, përmes mbrojtjes së tij ligjore, paraqiti një rekomandim nga një spital privat që thuhej se duhej të kryente ekzaminime mjekësorë.

Ndërkohë prokurori Klodian Braho u shpreh se rekomandimi duhej të jepej nga mjeku i familjes dhe jo nga një spital privat në mënyrë që të njihet ligjërisht.

Në sallën e gjyqit Zamira Durda u shpreh se procesi duhet të merret seriozisht nga gjykata. Durda: Kush i tha atij të rrinte në radhë për Donald Trumpin.

Në seancën e radhës të caktuar në datë 12 shkurt ora 09.00, ekspertet do duhet të paraqesin në mënyrë të përmbledhur raportin për aktin tekniko-ushtarak.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë

Zjarret masive vijojnë të përhapen në disa vende të Evropës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe detyruar mijëra banorë të largohen nga banesat e tyre....
18:58 | 23/07/2026

I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të enjtes në Pogradec, ku një i moshuar ka humbur jetën në një prej plazheve në hyrje...
18:35 | 23/07/2026

Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori

Situata e pengjeve në Regensburg të Gjermanisë ka përfunduar. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 20-vjeçar gjerman, pas një operacioni të gjerë në perëndim...
18:26 | 23/07/2026