Hyn në fuqi marrëveshja, Italia dhe Kosova njohin patentat e shoferëve

29 Janar 2025 | 15:41

Nga 29 janari i këtij viti, qytetarëve të Kosovës dhe atyre italianë do t’u njihen patentat e shoferëve në të dyja shtetet.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës duke njoftuar se ka hyrë në fuqi marrëveshja e arritur mes dy shteteve.

Sipas njoftimit, kjo marrëveshje u mundëson qytetarëve “të bëjnë konvertimin e dokumenteve pa pasur nevojë t’u nënshtrohen procedurave shtesë, as nga pjesa teorike, as nga pjesa praktike”.

“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është një hap i rëndësishëm drejt integrimit të qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Republikën e Italisë”, ka thënë MPB-ja në njoftim.

Së fundmi, në dhjetor të vitit 2024, ministri i Punëve të Brendshme kishte bërë të ditur se kanë nënshkruar marrëveshje me Kroacinë për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve.

Ndërkaq në vitin 2022, Ministria kishte bërë të ditur se pas njohjes së patentë shoferëve nga Gjermania, janë në proces të arritjes së marrëveshjeve me Kanadanë, Turqinë e Austrinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Albulena Haxhiu nga Samiti në Tivat: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në Tivat ku po përfaqëson Kosovën në samitin BE-Ballkani-Perëndimor, tha se Kosova ka ndërmarrë reforma të rëndësishme dhe...
15:35 | 05/06/2026

Dy ditë përpara zgjedhjeve në Kosovë, nisin tensione në Mitrovicë

Tensione janë regjistruar në Mitrovicën e Veriut, ku Policia e Kosovës ndaloi përkohësisht kryetarin e komunës, Millan Radojeviç, dhe kryesuesin e Kuvendit Komunal, Ivan Zaporozhac,...
15:28 | 05/06/2026

Socialistët Evropianë mesazh mbështetës për Kurtin para zgjedhjeve të 7 qershorit

Socialistët Evropianë kanë shprehur mbështetjen e tyre për Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) dhe liderin e saj, Albin Kurti, në prag të zgjedhjeve të parakohshme që mbahen...
14:21 | 05/06/2026