Dogji me benzinë një makinë të parkuar, vihet në pranga 36-vjeçari në Elbasan

30 Janar 2025 | 10:04

Një 36-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi akuzohet se ka djegur me benzinë një makinë të parkuar. Nga përhapja e flakëve është djegur pjesërisht edhe një makinë tjetër.

Ky person është dënuar edhe më herët për vepra të tjera penale.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi G. M., 36 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për disa vepra penale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 36-vjeçari, më datë 23.01.2025, gjatë natës, në lagjen “Aqif Pasha”, për motive të dobëta, ka djegur me lëndë djegëse (benzinë), një automjet të parkuar, në pronësi të shtetasit S. M. Nga përhapja e flakëve u dogj pjesërisht dhe një automjet tjetër i parkuar aty pranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026