Përmbyten 200 banesa në Durrës, banorët në protestë: Na erdhi uji te dysheku…
Rreth 200 banesa në zonën e ish-kënetës në Durrës janë përmbytur ditën e djeshme për shkak të reshjeve të shiut. Rreth 50 persona janë mbledhur për të protestuar pasi ka munguar ndërhyrja e emergjencave civile qoftë për ti shkuar në ndihmë apo për të parë dëmet që kanë pësuar banesat.
Disa nga banorët kanë folur këtë të enjte për Euronews Albania ku janë shprehur se nëse nuk veprohet ata do të vijojnë të protestojnë.
Një grua u përlot ndërsa fliste para kamerave teksa shprehej se ky është viti i tretë që përmbyten dhe nuk shohin të veprohet.
“Më ka arritur uji te dysheku i krevatit. Nuk kam lënë njeri pa marr. Djalin e kam alergjik, vajzën me probleme shëndetësore dhe asnjë nuk ka ardhur. Nëse ata nuk vijnë do vazhdojmë të protestojmë të paktën të na heqin ujin se është viti i tretë që përmbytem. Na premtojnë se do na japin ndihma, po asnjë gjë s’kemi marrë”.
“Këtu po tallen me ne. Me frigorifer me gjithçka, asgjë nuk funksionon, erdhi zjarrfikësja ngriti duart përpjetë. Nëse nuk përgjigjen do dalim në protestë”,-tha një person.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West