Milani “mbreti” i merkatos së janarit në Itali, godet në limite
Të bindësh një lojtar të veshë fanellën kuqezi është gjithmonë e lehtë, pasi historia e Milanit nuk mund të zhbëhet pavarësisht formës jo të qëndrueshme. Këtë e tregoi kjo merkato e janarit, ku me pak financa, ekipi nga Milano arriti të përforcohet në disa reparte, madje edhe me goditje në orët e fundit të merkatos.
I fundit që iu bashkua kampit të Conceição është João Félix, më herët u prezantua sulmuesi Giménez nga Feyenoord, Sottil, apo mesfushori francez Bondo. Janari mund të konsiderohet i suksesshëm për kuqezinjtë dhe këto përforcime duket se janë të goditura, megjithëse gjithçka e tregon fusha e lojës, kur ata të aktivizohen. Félix është padyshim lëvizja më e bujshme, edhe pse në formë huazimi deri në fund të sezonit, ndërsa kushtoi 10 milionë euro.
Duke parë kualitetin e portugezit, vlera në fjalë mund të konsiderohet e justifikueshme nga drejtuesit. Huazimi, por me të drejtë blerje është ai i italianit Sottil, ndërsa 25-vjeçari pritet t’i japë edhe më tepër frymëmarrje ofensivës. Santiago Giménez i kushtoi kuqezinjve 35 milionë euro dhe ka nënshkruar deri në 2029-ën, një sulmues qëndror me shumë potencial, që me gjasa do të kthehet në titullar, sidomos pas largimit të Moratës, megjithëse do të ketë konkurrencën e Abraham. Pra, Milani mund të konsiderohet padyshim mbreti i merkatos së janarit në Serinë A.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 09:55 Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)
- 09:52 Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital
- 09:45 I theu këmbën mesfushorit kanadez, Assim Madibo ndëshkohet me 5 ndeshje pezullim për ndërhyrjen e rëndë
- 09:35 Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
- 09:33 Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
- 09:32 Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin