Aksidenti me vdekje në “Cërrik-Gramsh”, arrestohen 2 shoferët e mjeteve

4 Shkurt 2025 | 12:37

Një aksident i rëndë ndodhi të hënën në aksin “Cërrik-Gramsh”, ku si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve humbi jetën një pasagjer, ndërsa dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer tjetër kanë mbetur të lënduar.

Policia njoftoi të martën se dy shtetasit G.K., 21 vjeç dhe E.H., 39 vjeç, të cilët drejtonin mjetet e përfshira në aksident, janë arrestuar në flagrancë dhe akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen.

Në aksident humbi jetën pasagjeri A.H., 52 vjeç, i cili ndodhej në automjetin që drejtohej nga 39-vjeçari E.H. Për fat të mirë, dy shoferët dhe një pasagjer tjetër që ndodheshin në mjetet e përfshira në aksident kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për hetime të mëtejshme dhe procedura ligjore për këtë rast tragjik.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026