Santorini braktiset nga banorët, 300 lëkundje sizmike në 48 orët e fundit
Santorini vazhdon të braktiset masivisht nga banorët e tij, të cilët janë të trembur nga tërmetet e vazhdueshme. Autoritetet lokale kanë bërë me dije se në 48 orët e fundit ishulli grek është tronditur nga rreth 300 lëkundje sizmike.
Disa mijëra banorë vazhdojnë të largohen nga Santorini, nga frika e aktivitetit sizmik.
Rreth 6 mijë persona janë larguar nga ishulli me traget që prej ditës së diel, ndërkohë që këtë të martë në punë janë vënë edhe avionët.
Mbi 300 tërmete janë regjistruar në 48 orët e fundit në afërsi të ishullit, me ekspertët që thonë se lëkundjet mund të vazhdojnë për disa javë.
Autoritetet kanë mbyllur shkollat për të gjithë javën dhe kanë bërë thirrje për shmangien e grumbullimeve familjare.
Megjithatë, kryeministri Mitsotakis ka bërë thirrje për qetësi.
Santorini është një destinacion turistik popullor, i njohur për banesat e bardha, por shumica e atyre që janë larguar janë banorë autoktonë, pasi sezoni turistik nuk ka filluar ende.
Lëkundje të shumta, me fuqi deri në 4.7 ballë, u regjistruan në verilindje të ishullit në orët e para të së martës.
Edhe pse nuk ka pasur dëme serioze, autoritetet po marrin masa për të qenë të përgatitura për çdo situatë.
Disa qindra persona u vendosën në radhë në port në orët e mëngjesit për t’u larguar me traget drejt Greqisë kontinentale.
Ndërkohë, rreth 6 mijë personave që kanë lënë ishullin që prej së dielës, u shtohen rreth 2.500 të tjerë që janë larguar të hënën dhe të martën në rrugë ajrore.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)