Balluku: 2000 familje do të subvencionohen për panelet diellore, ku të aplikojnë
Qeveria do të subvencionojë 2000 familje me panele diellore. Ajo ka hapur thirrjen, duke u kërkuar qytetarëve të aplikojnë për të reduktuar çmimin në faturat mujore të energjisë.
2000 familje në të gjithë vendin do të mbështeten nga qeveria me panele diellore. Me thirrjen që po e hap sërish, shteti do të subvencionojë 70% të shumës së panelit, ndërsa familjet do të paguajnë pjesën tjetër.
“Në datë 24 shkurt, të gjithë abonentët familjarë që kanë dëshirë të pajisen me këto panele diellore, të cilat subvencionohen 70% nga fondet e krijuara nga Agjencia e Efiçencës së Energjisë, mund të fillojnë aplikimin e tyre, duke pasur parasysh se janë të disponueshme 2000 njësi për t’u përdorur në këtë paketë të dytë,” tha zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.
Nga Farka, ku vizitoi një familje e cila ka përfituar më herët sistemin e ri të ngrohjes, Balluku tha se gjatë këtyre 20 ditëve do të përzgjidhen edhe subjektet që do të shpërndajnë panelet diellore.
“Duke nisur nga dita e sotme, 4 shkurt, si dhe herën e parë, ne do ta ndajmë këtë proces në dy faza. Duke nisur nga sot, të gjitha ato subjekte që dëshirojnë të ofrojnë shërbime, instalimin dhe panelet diellore për të gjithë familjarët që do të aplikojnë, duhet të fillojnë të aplikojnë në faqen e Agjencisë së Efiçencës së Energjisë,” tha Balluku.
Zëvendësimi i rrjetit elektrik me panele kursen energji, dhe për të përfituar nga projekti, qytetarët duhet të aplikojnë në faqen online të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës