Tentoi eleminimin e Gentian Bejtjas, kush është i arrestuari i “bandës së Niklës”
Si rezultat i sigurimit të informacioneve nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale (FAST Albania) në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, ka finalizuar me sukses operacionin “Together”, duke arrestuar dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht për vepra të rënda penale.
FAST Albania dhe homologët e FAST Luksemburgut, lokalizuan dhe arrestuan Edison Pulën, 30 vjeç, i dënuar me 14 vjet burg në Shqipëri për vrasje me paramendim, shkatërrim prone me eksploziv, vjedhje me dhunë, mbajtje të paligjshme të armëve dhe largim nga vendi i qëndrimit.
Ndërkaq, Edison Pula njihet edhe si mjeshtër i arratisjeve pasi në vitin 2016, u arratis sapo zbriti nga furgoni i policisë së Fushë-Krujës duke kapërcyer murin rrethues. Duke vijuar më vonë në vitin 2022, teksa u arratis nga burgu i Trevisos në Itali.
Edison Pula u dyshua bashkë me 8 persona të tjerë, si pjesë e një grupi që më 19 shtator të vitit 2016, i vunë eksploziv automjetit të ish-policit të burgjeve Gentian Bejtja, i cili mbeti i plagosur rëndë.
Gjithashtu, gjatë operacionit u arrestua edhe 31-vjeçari me iniciale A. S., ndaj të cilit autoritetet franceze kishin lëshuar një urdhër arresti europian.
Autoritetet e Interpolit po vijojnë procedurat për ekstradimin e të ndaluarve në vendet përkatëse.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik