Soba me dru, mënyra e vetme e ngrohjes për të moshuarit në Vlorë
Për të kursyer sa më shumë para, qytetarët në Vlorë dhe të rrethinave të saj, kanë gjetur zgjidhje tek sobat e drurit.
Agron Sinanaj, administrator i një prej subjekteve private i cili shet pajisje elektroshtëpiake në Vlorë, tregon se sobat me dru janë një prej produkteve më të shitura. Shumë familje lëndën drusore e gjejnë pa pagesë, duke i ndihmuar të kursejnë.
“Lënda drusore është rritur dhe kanë filluar bëjnë dhe ngrohje me alternativa të tjera. Patjetër është kthyer në modë, ka kërkesa dhe për oxhaqe dhe bëjnë një ngrohje të përkryer dhe është më shumë ekonomike….Zonat e fshatrave janë kryesoret, shitjet më të mëdha i bëjmë në këto zona por edhe përreth Vlorës në lagjet në periferi por ka edhe në qytet ku shikohet alternativa te ato pallate të vjetra që kanë pasur oxhaqe dhe kanë filluar marrin soba druri si mjetin më efikas për t’u ngrohur me dru. Ngrohja me dru kursen gati 30% më pak”, thotë Sinanaj.
Shumat e larta në faturat e energjisë për qytetarët në Vlorë janë të papërballueshme. Të prekur më së shumti janë të moshuarit, pensionet e të cilëve nuk mjaftojnë për të mbuluar shpenzimet. Të tjerë kanë gjetur zgjidhje tek kondicionerët, por dhe në ato raste nuk mund ta lënë gjate gjithë kohës në punë.
“Unë personalisht kursej, pavarësisht se jam vetëm dhe marr një pension jashtë, sepse po ta merrja këtu, me 110 mijë lekë që marr këtu, nuk do ta përballoja kurrë. Do rrija në akull, do mbulohesha me batanije ose do futesha herët në jorgan në mbrëmje. Absolutisht nuk ndihmon, sepse te fatura vjen TVSH-ja dhe ata këtë 1% e marrin në anën tjetër”, shprehet një qytetare.
Në raport me ngrohjen me energji elektrike, nëpërmjet ngrohjes me soba me dru, ul koston në afro 30%. Për këtë arsye kjo ngrohje përdoret më tepër nga moshat e treta. Çmimet e sobave nuk kanë pësuar rritje teksa shumë biznese edhe montimin e përfshijnë në këtë çmim.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ardhja e dimrit, banorët e Gjirokastrës apelohen për kujdes ndaj zjarreve në banesa
- Shkodër| Çmimi i energjisë i papërballueshëm, rritet dhe çmimi i druve
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit