Hapet shtëpia muze “Agolli”, ekspozohen letërkëmbimet mes Dritëroit dhe Sadijes
Letrat e dashurisë së Dritëro Agollit dhe objektet personale të tij u ekspozuan për herë të parë mbrëmjen e të martës në shtëpinë muze të shkrimtarit, që tashmë do të jetë e hapur për publikun për një muaj.
Në shtëpinë-muze të prozatorit dhe poetit të madh, mbrëmja e 4 shkurtit zhurmoi nga vizitat e miqve, adhuruesve e gazetarëve të shumtë, të pranishëm në ekspozitën me dorëshkrimet e letrave të dashurisë mes shkrimtarit dhe njeriut të tij të zemrës, Sadijes.
Të pranishmit e kujtuan të madhin Agolli mes letrave, objekteve personale dhe zërit të tij, që është kudo në shtëpinë ku jetoi me familjen e tij të madhe.
Drejtoresha e Shtëpive Studio Kadare-Agolli, Anisa Ymeri, u shpreh mes të tjerash se me përfundimin e ekspozitës, dorëshkrimet, do të qëndrojnë në fondin e shtëpisë-muze.
Ishte e bija e Dritëroit, Elona, ajo që kontribuoi me dorëshkrime e objekte të tjera, për këtë ekspozitë.
Në shtëpinë e Dritëroit u ekspozuan: veshje të çiftit nga koha e rinisë, kur shkruanin letrat e dashurisë, orët e të dyve, një gjerdan me perla i Sadijes, dy portrete nga Lumturi Blloshmi, një bust i Dritëroit nga Ilmi Kasemi, objekte shtëpiake, si dhe stilografi i tij funksional, me të cilin po shkruhen letra gjatë ekspozitës.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk