“Berisha nisi një fushatë para zgjedhjeve”, si e sheh Muça organizimin e protestës

8 Shkurt 2025 | 20:57

Në emisionin “Review” të kësaj të shtunë u diskutua në lidhje me protestën e zhvilluar këtë pasdite nga Partia Demokratik, protestë e cila u mbajt me disa fjalime dhe pa një kaos të madh.

I ftuar në Euronews Alania, Gazetari Flogert Muça shprehu opinionin e tij lidhur me organizimin e kësaj proteste që sipas tij, nuk ishte në nivelin e duhur.

“Ishte një protestë e lodhur. Jemi 3 muaj para zgjedhjeve gjë që nuk zhvillohen protesta por mitingje, pra ishte një miting i mirëfilltë. Edhe fjalimi i Ilir Metës, fjalimi i Sali Berishës dhe ai i Fatmir Mediut kishin pika të programit të asaj se çfarë do të bëjnë kur të vijnë në pushtet. Ishte mirëfilltazi një hapje e fushatës”, tha Muça.

Ai shtoi se orari që u mbajt protesta ishte një tjetër pikë kyçe që e bënte këtë protestë si diçka jo të mirë organizuar. Gazetari theksoi se shqetësues ishte fakti që fjalimet e mbajtura kishin një mungesë entuziazmi, gjë që nuk duhet të mungojë në protesta apo mitingje.

“Ajo që më shqetësoi ishte se nisi shumë vonë. Kur je opozitë që ke 12 vite në pushtet dhe kë një qeveri me halle dhe ke bërë akuza, në orën 4:30 duhet të kesh sheshin plot dhe në orën 5 kur të paraqitet drejtuesi, atmosfera të jetë në maksimum. Unë pashë një mefshtësi për t’u mbledhur. Pashë një vonesë, një përtaci dhe një mungesë organizimi dhe ajo që ishte shqetësuese, ishte mungesa e entuziazmit në fjalimet e Metës dhe Berishës. Te ky i fundit nuk ishte më ovacioni dhe oshëtimat ku bulevardi gjëmon nga çfarë kemi parë deri më sot. Kjo ka treguar jo pak për atë që na pret në vazhdim”, tha Flogert Muça.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026