Berisha prezanton programin: Rroga mesatare do të jetë 1200 euro!

8 Shkurt 2025 | 18:49

Në fjalimin e mbajtur pasditen e sotme gjatë protestës së PD, Berisha ka folur rreth programit që do të krijojë Partia Demokratike duke theksuar se një program i tillë do sjellë ndryshime të mëdha në Shqipëri, duke nisur që pas datës 11 maj.

“Qeveria Rama është shkaku pse ne jemi sot këtu. Do u themi  shqiptarëve se ne nuk pajtohemi kurrë me këta hajdutë që historia e Shqipërisë s’ka njohur kurrë të tillë.

Dosja McGonigal është arkivol i hapur i Edi Ramës. Atje do përfundojë dhe ai. Pas zgjedhjeve do ta paketoj, do bëj dënimin pastaj do kthehet. Ky nuk është një miting elektroral, por duhet të ndjehemi krenarë me programin tonë. Ramën e ka tmerruar ky program i yni. Sepse ne me këtë program kemi shembur piramidën e tij të mashtrimeve. Rama i pashpirt, i la pensionistët shqiptarë në gjendje të mjerë. Shumë prej tyre nuk blejnë dot as ilaçet dhe ka tre muaj që kalon nga një skenë në një tjetër për ti mashtruar ata”, tha Berisha.

Ndërkaq, Berisha në fjalimin e tij ka bërë disa premtime për të cilat shpreh bindjen se do të realizohen pas 11 majit, datës së zgjedhjeve. Deklaratat e tij përfshijnë rritjen e pensioneve, rritjen e rrogave, çmime më të ulëta si dhe uljen e tarifave, ku të gjitha këto sipas kreut të PD, do realizohen brenda një viti.

“Kurrë pas 11 majit, asnjë prej jush nuk do të ketë më pak se 200 euro në muaj, të gjithë do kenë kartën e konsumatorit për t iu kthyer TVSH-në që është e barabartë me tre pensione. Çmime krejt të tjera do kenë për ujë për drita, qeratë dhe banesat sociale. Kjo përpjekje nuk ndalet derisa të marrin pensionet më të mëdha në rajon. Programi ynë po nxjerr në dritë të gjithë mashtrimet e Ramës.

U premtojmë punonjësve me rrogë të ulët se në Shqipëri pas 11 majit brenda 3 muajve nuk do të ketë rrogë nën 500 euro dhe se ky do jetë pragu më të cilin do të ecim drejt rrogës minimale më të lartë në rajon. Brenda vitit, rroga mesatare do të jetë 1 mijë e 200 euro. Ne jemi parti e taksave të ulëta. Sa i përket bizneseve të vogla do ecet me shpejtësi drejt 1\5 së tyre, energjia do të jetë 3.2 herë më e ulët, pra 7 lekë. Tarifat e bizneseve do ulen 3 herë, taksa e sheshtë 10%. Shqipërinë do ta ndryshojmë më shumë shpejtësi, ajo është në emergjencë dhe ne do e shërojmë atë”, deklaroi kreu i PD, Sali Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një debati me deputetin Redi Muçi, i cili e pyeti pse nuk kishte mbajtur një...
10:37 | 16/07/2026