Meta i “bashkohet” protestës së opozitës përmes një audio-mesazhi nga burgu

8 Shkurt 2025 | 18:16

Gjatë protestës së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, u shpërnda një mesazh nga presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në audio-mesazhin e regjistruar nga burgu, Meta përshëndeti protestën e opozitës dhe u ndal në dy çështje kryesore të fushatës elektorale.

Kreu i PL theksoi se “Banka Zhvillimore” e prezantuar për fermerët është një mashtrim i radhës nga kryeministri Edi Rama, i cili synon të marrë votat e fermerëve duke u premtuar kredi të buta, për një çështje që kishte pasur kohë të mjaftueshme ta zgjidhte gjatë 12 viteve të tij në pushtet.

Ai gjithashtu theksoi se Ahmetaj ka provuar se si shteti është shndërruar në një organizatë kriminale dhe se Edi Rama është kreu i kësaj organizate.

“Jam i bindur se shumë çështje dhe denoncime ju do t’i bëni vetë aty, por do të ndalesha tek dy çështje që më kanë bërë përshtypje të veçantë. Edi Rama u kujtua pas 12 vitesh në pushtet që të hedhi sytë nga bujqësia dhe të krijojë një Bankë Zhvillimi. Apo ky kujton se me këtë shashkë do t’u hedhë shoshë 35% të shqiptarëve që merren me bujqësi?”, u shpreh Meta.

Meta gjithashtu denoncoi bonusin e pensioneve nga qeveria në prag të zgjedhjeve, si një formë mashtrimi për të moshuarit, me qëllim që t’u marrin votën dhe t’i vjedhin në katër vitet e ardhshme.

“Po kush është shtresa më e diskriminuar gjatë këtyre 12 viteve në pushtet? Pensionistët. Ky kujton se duke u ofruar bonusin e mjerimit do t’i mashtrojë për t’i varfëruar më keq në 4 vitet që vijnë. Opozita thotë se ky mashtron, sepse mund të përmbyset skema e pensioneve. Po pse Kosova, që ka buxhetin shumë më të vogël, ka pensionet dyfish më të larta, po Mali i Zi, që ka tre herë më të larta? Kjo ndodh sepse ky kusar bën lekët disa herë më të shtrenjta. Këtë na e tha Ahmetaj”, tha Meta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person

Një konflikt i nisur ka përfunduar me plagosjen me thikë të një personi brenda ambienteve poliklinikes se Shkodres. Sipas të dhënave paraprake, debati mes personave...
12:51 | 16/07/2026

Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit

Një biznes në qendër të qytetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në...
12:47 | 16/07/2026

Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”

Prokuroria e Tiranës ka zgjatur me tre muaj afatet hetimore për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Vendimi është marrë pasi, sipas organit të akuzës, nevojiten...
12:40 | 16/07/2026