Elon Musk bën thirrje që Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës të mbyllen
Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili drejton Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), ka bërë thirrje që stacionet radiofonike të financuara nga SHBA, Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës të mbyllen.
Në një postim në X, Musk shkruan:
“Po, mbyllini ato [Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës – red.].
- Europa është e lirë tani (pa llogaritur burokracinë mbytëse). pershendetje??
- Askush nuk i dëgjon më.
- Janë thjesht njerëz të çmendur të majtë radikalë që flasin me veten e tyre, ndërsa djegin 1 miliard dollarë në vit të parave të taksapaguesve amerikanë.”
Yes, shut them down.
1. Europe is free now (not counting stifling bureaucracy). Hello??
2. Nobody listens to them anymore.
3. It’s just radical left crazy people talking to themselves while torching $1B/year of US taxpayer money. https://t.co/PnmN4erD91
— Elon Musk (@elonmusk) February 9, 2025
Radio Evropa e Lirë është një media dhe radiostacion online që pozicionohet si një media private, jofitimprurëse e lajmeve dhe informacionit. Ai financohet nga Kongresi Amerikan. Rrjeti i korrespondentëve të stacionit përfshin 23 zyra dhe mbi 1400 reporterë të pavarur.
Zëri i Amerikës është një transmetues radioteleviziv amerikan me seli në Uashington, DC, që transmeton në 47 gjuhë me një audiencë javore prej 278 milionë njerëz. Ajo u themelua nga qeveria federale e SHBA.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat