Çitaku: PDK-ja s’bën koalicion me VV-në, preferon koalicion me opozitën
Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, tha se PDK-ja është e gatshme për një koalicion me parti të tjera opozitare, por jo edhe për një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, që fitoi zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Megjithatë, Çitaku shtoi se ende duhet të përfundohen disa procedura, si numërimi i të gjitha votave, para se të fillojnë “konsultimet, bisedimet me partnerët eventualë të koalicionit, që do të udhëhiqet nga Bedri Hamza”.
“Çdo vendim politik i PDK-së do të merret nga organet e partisë duke u bazuar në interesin e qytetarëve. Ne jemi te gatshëm ta marrim përgjegjësinë e qeverisjes me vendin”, tha Çitaku në konferencën për media.
Në bazë të 99 për qind të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti mori më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, përkatësisht 47 nga 120 vendet parlamentare. Megjithatë, këto ulëse nuk janë të mjaftueshme për të formuar qeverinë e vetme.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West