“Kërkoj kthimin e padrinos”, Berisha debat me Spiropalin: Respektoni seancën
Seanca plenare në Kuvend u ndërpre për 5 minuta, pasi kreu i Partisë Demokratike tha në foltore se kërkonte kthimin në kuvend të kryeministrit Rama, i cili sipas tij është nisur në drejtim të Durrësit ku ndodhet në paraburgim kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
“Kërkoj rikthimin urgjent të Padrinos, i cili po shkon në Durrës për ti dërguar “Pojën”, Troplinin, në qeli Erion Velisë”,-tha Berisha.
Spiropali tha se kjo nuk është procedurë dhe i ndërpreu fjalën.
“Respektoni seancën, e kërkuat fjalën për procedurë, kjo nuk është procedurë”,-tha Spiropali.
Në moment deputeti Flamur Noka u afrua në foltore, ku gjithashtu u afruan dhe punonjës të gardës.
Kryeparlamentarja Spiropali mes tensioneve të krijuara në sallën e Kuvendit tha se seanca do të ndërpritej për 5 minuta.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk