“Ku është trysnia ndaj KLGJ?” Rama: KE kërkon sistem të regjistrimit të dëshmive
Kryeministri Edi Rama ashtu siç paraljmëroi një ditë më parë, ka dalë sërish në rubrikën “Sy m’sy” ku ka folur rreth arrestimit të kryebashkiakut të Erion Veliaj. Ai tha se Veliaj është arrestuar ndërkohë që ai është ende i dyshuar dhe jo i pandehur.
Edi Rama iu referua edhe një çështje problematike institucionale dhe ligjore, duke iu referuar reformës në drejtësi.
Ai kujtoi një raport të Komitetit të Parandalimit të Torturës në Këshillin e Europës, që rekomandonte teknologjinë e përparuar të audio-regjistrimit të personave që merreshin në pyetje dhe hetoheshin në Prokurori, por që ende nuk është bërë.
“Çfarë kishte alarmante dhe është raporti i komisionit për parandalimin e torturës, është në 2023. Shqipëria vazhdon të ketë një nga nivelet më të larta në Këshillin e Europës për paraburgimin. Si mund të jetë kjo kështu? Shiko çfarë thotë raporti i Komisionit për Parandalimin e torturës, ata që dalin atje, Këshilli i Lartë Gjyqësor që kanë këtu në buxhetin e tyre, një numër punonjësish të rritur në 594 punonjësish dhe numri i përgjithshëm i punonjësve ka shkuar në mbi 2000 veta. Mirë bëjnë ata që flasin, trysnia… Po unë fola për paraburgimin dhe këtë e ka thënë Këshilli i Europës.
E dyta, siç komuniteti ka nënvizuar në të kaluarën, rregjistrimet audio-vizuale të intervistave të personave që pyeten përbëjnë një mbrojtje të rëndësishmë kundër keqtrajtimit, intimidimit dhe në pricip ato duhet të mbulojnë të gjitha fazat e pyetjeve të personave. Komuniteti për Parandalimin e Torturës e inkurajon Shqipërinë që të shtrijë rregjistrimin audio-vizual në të gjithë personat e ndaluar. Ky është standard i Europës.
Si mund të kemi ne akoma, kur kemi bërë një reform me një mbështetje masive të drejtësisë së re, me një personel që ka shkuar 3241 punonjës, që paguhen nga buxheti i shtetit shqiptar dhe në vitin që lamë i janë akorduar 1.2 miliardë. Çfarë duhet të bëjmë ne të pranojmë që të merren dëshmitë me orë të tjera dhe në fund të thonë ke 5 fleta merri firmosi. Këtë duhet të pranojmë ne?”-tha kryeministri Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën