Berisha në mbështetje të SPAK: Do dërgojmë për ndjekje penale ministrin e Brendshëm
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha këtë të premte në një konferencë për mediat se do të dërgojë për ndjekje penale Ministrin e Punëve të Brendshme, drejtorin e përgjithshëm të policisë dhe vetë kryeministrin Edi Rama për mungesën e masave të sigurisë ndaj protestës para GJKKO kur në ambientet e gjykatës po zhvillohej gjyqi për Veliaj.
“Akte të tilla që dastibilizojnë vendin në një moment zgjedhjesh janë të dënueshmë. Partia Demokratike deklaron se do të dërgojë për ndjekje penale, ministrin e brendshëm Ervin Hoxhaj, drejtorin e përgjithshëm të policisë dhe vetë Edi Ramën, për aktin e paprecedentë e të pashembullt që ka ndodhur dje, ku segmente të shtetit ngrihen me dhunë kundër segmenteve të tjera.
Nëse këta vazhdojnë të thërrasin protesta do të përballen me opozitën. Asnjë protestë nuk është thirrur nga opozita, ato kanë qenë e do të jenë konferenca shtypi dhe nuk është shkuar asnjëherë para gjykatës. Nuk mund të ndodhi kjo që ndodhi dje. I them Edi Ramës po vazhdove popullin do e kesh në Surrel! Mos destabilizo vendin”,-tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)