Vllaznia kërkon hakmarrjen ndaj Dinamos, Brdaric: Objektivi ynë është vetëm fitorja
Vllaznia do të përballet këtë të shtunë me Dinamon në transfertë, në kuadër të javës së 25-të të Superiores, me synimin e vetëm për të marrë tri pikët.
Skuadra shkodrane nuk ka mundur të fitojë ndaj kryeqytetasve në dy përballjet e mëparshme, ku Dinamo ka dalë triumfuese.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” dhe konsiderohet një përballje kyçe për garën në krye të tabelës.
Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric, ka motivuar lojtarët e tij, duke kërkuar përqendrim maksimal dhe angazhim të plotë për të dalë me fitore nga ky duel.
“Kemi punuar fort dhe jemi të motivuar për këtë sfidë. E njohim mirë Dinamon dhe dimë se duhet të japim më shumë se 100% nëse duam të fitojmë. Nuk e nënvlerësojmë asnjë skuadër në Superiore, por fokusi ynë është te ndeshja e radhës. Pres përqendrim maksimal nga lojtarët për të arritur objektivat tona”, tha Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.
Trajneri gjerman është i kënaqur me formën e skuadrës, duke konfirmuar se pjesa më e madhe e lojtarëve janë gati për këtë sfidë.
“Të gjithë janë të gatshëm për lojë. Spahiu është ende në fazë rikuperimi, por ne po përqendrohemi te lojtarët që janë në dispozicion”, tha Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.
Aktualisht, Vllaznia numëron 43 pikë, ndërsa Dinamo ndodhet me 40 pikë në renditje. Me një fitore në këtë sfidë, shkodranët synojnë të forcojnë pozitat e tyre në garën për titull dhe të thyejnë “mallkimin” ndaj Dinamos në këtë sezon.
LEXONI GJITHASHTU:
Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj