Presidenti Xhaferi zbulon klubin e Ligue 1 që kërkon Dodajn: Vllaznia diskutime me…
Kevin Dodaj po shkëlqen me Vllazninë dhe është kthyer në një nga talentet më premtues të futbollit shqiptar.
19-vjeçari ka tërhequr interesimin e disa klubeve, dhe sipas presidentit të Vllaznisë, Alban Xhaferi, për të ka pasur oferta konkrete nga Ukraina dhe Bullgaria.
Në një intervistë për emisionin “Max Sport” në Euronews Albania, Xhaferi ka zbuluar gjithashtu se klubi ka qenë në diskutime me Lens, ekipin francez që renditet i 6-ti në Ligue 1.
Presidenti i Vllaznisë shpreh dëshirën që Dodaj të luajë në një nga pesë ligat më të forta të Europës, por duke fituar më parë një trofe me Vllazninë.
“Unë dua që Dodaj të konsolidohet edhe pak në kampionatin tonë dhe të fitojmë një trofe me të. Ka një të ardhme fantastike dhe mendoj se vendi i tij është në një nga ligat kryesore të Europës. Kemi pasur diskutime me Lens, por jo një ofertë konkrete. Dodaj është në vëmendjen e këtyre kampionateve të mëdha, ndërsa ofertat konkrete kanë ardhur nga Ukraina dhe Bullgaria. Megjithatë, do të kisha preferuar ta shihja atë në një nga top 5 ligat europiane”, është shprehur Xhaferi.
LEXONI GJITHASHTU:
Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj