Fitojnë Egnatia e Vllaznia, hap fals për ekipet e kryeqytetit
Egnatia është konfirmuar në krye të klasifikimit në Superligën Shqiptare pas javës së 23, duke treguar dhe një herë tjetër që mbetet skuadra më kompakte e garës.
Rrogozhinasit së bashku me Vllazninë ishin të vetmet ekipe që morën fitore këtë javë, e përfituan nga hapi fals i Dinamos e Partizanit.
Skuadra e Edlir Tetovës qëndron e para me 2 pikë më tepër se shkodranët, ndërsa të premten mposhti Bylisin 2-1 me golat e Lushkjas dhe Ndrecës. Në Niko Dovana, Teuta pësoi humbjen e katërt radhazi në kampionat, duke lëkundur sërish pozitat e trajnerit, Devolli. Mala, Balaj dhe Doda shënuan për shkodranët, ndërsa në anën tjetër për vendësit Beshiraj.
Të shtunën nuk u regjistrua asnjë fitore, ku të 3 duelet u mbyllën në barazim, 2 ndeshje 1-1 dhe njëra prej tyre e mbyllur me rrjeta të paprekura. Dinamo hodhi një hap fals përballë Skënderbeut, ku golat u shënuan nga Rashica për korçarët e Lorran për nëndetësen. Tirana e Bledi Shkëmbit u ndal nga Elbasani, ku edhe pse shënoi e para me Jarmouni u barazua nga Musta. Sfida e vetme pa gola e javës ishte Laçi-Partizani, në të cilën nuk u shënua asnjë gol, edhe pse kurbinasit ishin më dominues ndaj kundërshtarit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë