“Vija e kuqe u zhduk”, Shehaj: Çfarë më tha Dumani 8 muaj më parë

17 Shkurt 2025 | 22:00

Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ku tha se e ka pyetur altin Dumanin 8 muaj më parë në Kuvend, nëse ka një vijë të kuqe që as SPAK nuk mund ta kalojë për të luftuar korrupsionin.

Sipas Shehaj kreu i SPAK në atë kohë i ka thënë se duhet të presë që ta shikojë, ndërsa tani me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj duket se vija e kuqe u zhduk.

“Kur Dumani ka raportuar në parlament në Korrik, unë i kam bërë një pyetje të drejtpërdrejtë. Ne të gjithë e dimë se korrupsionin nuk e kanë bërë ministrat , nuk e kanë bërë drejtorët, nuk e kanë bërë deputetët, nuk ka njeri në Shqipëri që nuk e di se nëse ka korrupsion në Shqipëri ka sepse Edi Rama është i korruptuar dhe Erion Veliaj është i korruptuar, duke parë që nuk po shkohej aty, e pyeta nëse ekzistonte një vijë e kuqe ku as SPAK-u nuk shkonte dot.

Dumani mu përgjigj “po bëhen hetime, hetimet kanë nevojë për kohë, na jepni kohë dhe do e shikoni.”, pas 6 muajsh pamë që ajo vijë e kuqe u zhduk. Këto janë fakte, se pavarësisht se çfarë thonë ne nuk duhet të harrojmë që korrupsioni është problem më i madh i këtij vendi, të gjithë po ikin se çdo gjë është e kapur dhe tani kemi një institucion që po vepron”,-tha Shehaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026