Emrat/ Deputetë, ish-deputetë dhe figura të reja në garën e primareve të PD në Korçë

19 Shkurt 2025 | 11:38

Janë zbuluar gjashtë emrat e parë të kandidatëve që do të marrin pjesë në primaret e Partisë Demokratike (PD) në degën e Korçës.

Në këtë garë do të jenë deputetja aktuale Sorina Koti, deputeti Andrea Mano, ish-deputetët Ledina Alolli dhe Eleina Qirici, si dhe Kristi Koçibelli e Fidel Kreka.

Lista prej 16 kandidatësh do të plotësohet edhe me emra nga degët e tjera të PD në Pogradec, Kolonjë, Maliq dhe Devoll.

Burime brenda partisë bëjnë me dije se tre prej kandidatëve do të jenë nga Partia e Lirisë (PL), duke përfshirë një emër brenda listës së mbyllur të PD-së, ndërsa dy të tjerët do të jenë në garë së bashku me kandidatët demokratë.

Primaret e PD pritet të zhvillohen më 1 mars në të gjitha degët e kësaj force politike, në një proces që synon përzgjedhjen e kandidatëve më të fortë për zgjedhjet e ardhshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026