Vendimi i gjykatës për Dodikun, më 26 shkurt
Vendimet e Gjykatës së shkallës së parë ndaj presidentit të entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, dhe ndaj ushtruesit të detyrës të drejtorit të Gazetës Zyrtare të këtij entiteti serb në Bosnje e Hercegovinë, Millosh Llukiç, do të shpallen më 26 shkurt.
Kështu njoftoi gjykatësja Sena Uzonoviç pasi Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës dhe mbrojtja mbajtën fjalët përfundimtare më 19 shkurt.
Vendimi do të mund të apelohet si nga Prokuroria, ashtu edhe nga mbrojtja.
Dodik dhe Llukiç akuzohen për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt, dhe rrezikojnë të dënohen me burgim deri në pesë vjet dhe ndalim të veprimtarisë politike.
Dodik akuzohet për nënshkrimin e dekreteve presidenciale, me të cilat shpalli të vlefshëm dy ligje jokushtetuese të Republikës Sërpska, që më parë ishin anuluar nga përfaqësuesi i Lartë. Llukiq akuzohet për publikimin e këtyre ligjeve dhe dekreteve, të cilat parashikojnë se vendimet e përfaqësuesit të Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë dhe Hercegovinës nuk do të zbatohen në atë entitet.
Prokuroria e Bosnjë dhe Hercegovinës, në seancën përfundimtare më 19 shkurt, kërkoi nga Gjykata e Bosnjë dhe Hercegovinës që t’i shqiptojë një dënim me pesë vjet burgim presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, dhe t’ia ndalojë atij veprimtarinë politike për dhjetë vjet.
Të njëjtin dënim maksimal prokurorët e kërkuan edhe për Millosh Llukiçin, ushtrues detyre i drejtorit të Gazetës Zyrtare të Republikës Sërpska.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut