Rama flet sërish për bonusin e pranverës për pensionistët: Kur lëvrohen paratë

20 Shkurt 2025 | 08:47

Kryeministri Edi Rama foli sërish për “Bonusin e Pranverës” për pensionistët, duke deklaruar se pas datës 1 mars, pensionistët do të mund ta marrin atë, pasi paratë do të lëvrohen dhe do të jetë gati për t’u tërhequr.

Pas postimit të së mërkurës në Twitter, ku publikoi vendimin për këtë bonus, Rama deklaroi këtë të enjte se 62 milionë euro është shuma që fillon të lëvrohet nga data 1 mars.

“Ata që kanë deri në 200 euro pension do të marrin një bonus prej 100 eurosh, ndërsa ata që kanë mbi 200 euro pension do të marrin 50 euro. Kështu, duke filluar nga 1 marsi, pensionistët do të mund ta tërheqin shumën përkatëse, pasi do të jetë e disponueshme.”

“Bonusi i Pranverës është në dispozicion bazuar në vendimin e qeverisë të datës 1 janar. Ne jemi shumë të vendosur të realizojmë çdo gjë që kemi premtuar,” tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026

Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri

Prishja e armëpushimit SHBA-Iran ka rikthyer rritjen e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, ndërsa efektet kanë nisur të ndihen edhe në tregun vendas. Në...
16:25 | 22/07/2026

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026