Rama: Drejtësa nuk mund të survejojë partitë politike gjatë procesit elektoral

20 Shkurt 2025 | 09:13

Kryeministri Edi Rama ka shprehur kundërshtinë e tij lidhur me iniciativën e SPAK, Prokurorisë së Përgjithshme, Policisë së Shtetit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ngritjen e strukturave që synojnë monitorimin e krimeve zgjedhore.

Gjatë fjalës së tij në rubrikën “Sy më sy”, kreu i qeverisë deklaroi se është kategorikisht kundër çdo forme survejimi të partive politike gjatë procesit elektoral dhe kërkoi që çdo lloj survejimi në terren i partive politike të ndalet menjëherë.

“Drejtësia duhet të jetë e pavarur dhe institucionale, duke respektuar të drejtat e njeriut. Profesionalizmin në drejtësi duhet ta konsolidojmë të gjithë së bashku. Nuk mund të justifikohen qasje dhe metoda të sigurimit të shtetit nga drejtësia. Pushtetet janë të ndara dhe nuk mund të cenohen të drejtat e pushtetit ekzekutiv. Nuk mund të survejohen partitë politike në proces elektoral. Unë uroj që kjo të jetë një lajthitje e momentit dhe që menjëherë të ndalet çdo lloj survejimi në terren,” deklaroi Rama.

Më tej, ai e cilësoi një praktikë të papranueshme monitorimin e partive politike, duke e krahasuar atë me kohë të errëta të së kaluarës.

“Nuk mundet kurrë që të kthehemi pas në kohëra kaq të errëta, ku ata që merren me politikë survejohen. Përpjekja për të luftuar krimet elektorale duhet të bëhet duke respektuar rolin kushtetues të secilit institucion. Çdo dalje nga këto pozicione përbën një ndërhyrje flagrante në liritë dhe të drejtat politike të qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre,” theksoi ai.

Megjithatë, Rama shtoi se mbështet institucionet e drejtësisë në përmbushjen e detyrës së tyre kushtetuese.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026