Sa vota morën kandidatët për kryeministër në Kosovë

20 Shkurt 2025 | 15:11

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ) ka publikuar sot numrin e votave që kanë fituar kandidatët për deputetë të Kuvendit të Kosovës, pas numërimit të 90.41% të votave në vendvotime.

Sipas këtyre rezultateve, kandidatët për pozitën e kryeministrit renditen kështu në listën e KQZ-së deri tani: Kryetari i LVV-së, Albin Kurti me 259 mijë e 532 vota, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza me 150 mijë e 294 vota, kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku me 109 mijë 202 vota dhe kandidati për kryeministër nga AAK koalicioni me Nisam Socialdemokrate, Ramush Haradinaj me 37 mijë e 752 vota.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar sot në orën 11:27 ka përditësuar rezultatet preliminare të partive politike për zgjedhjet e 9 shkurtit nga numërimi i të gjitha vendvotimeve sa ishin 2533 në tërë komunat.

Në bazë të këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 342 mijë e 254 ose 40.80 %, PDK ka marrë 184 mijë e 936 ose 22.05 %, pasuar nga LDK-ja e cila ka marrë 147 mijë e 928 ose 17.64 % dhe koalicioni AAK, Nisma Socialdemokrate, ka marrë 62 mijë 588 ose 7.46 %.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026